Të gjithë këta njerëz i beri bashkë dhimbja e humbjes së një njeriu shumë të dashur për ta.
Familjarë, miq, artistë dhe politikanë erdhën për t'i bërë nderimet e fundit producentes Vjosa Berisha, e cila vdiq në një spital në Londër, pas një beteje me kancerin.
Për kryeministrin e Kosovës, regjisorja nuk do të vdesë kurrë.
Ndërsa për kryetarin e Kuvendit, ajo i dha shumë Kosovës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kryeqyteti ka humbur një ikonë.
Të vështirë të ndahet prej saj e ka edhe bashkëpunëtori i ngushtë, producenti Yll Uka.
Dhimbje më shumë se të gjithë ka bashkëshorti i Vjosës, Fatosi.
Producentja dhe drejtoresha e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit 'Prifilm Fest', Vjosa Berisha, u varros në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nën tingujt e muzikës e reshjeve të shiut.
https://www.youtube.com/watch?v=Y8oPKvM0Gmw
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.