Të martën iu dha lamtumira e fundit, themeluesit të Degës së Lidhjes Demokratike në Pejë, profesor, Ymer Muhaxherit.
Bashkëveprimtarët e kujtuan kontributin e tij për qytetin e Pejës e edhe vetë Republikën e Kosovës, duke e cilësuar ikonë të kësaj komune e vendit, njofton KlanKosova.tv.
Sipas politikanëve, ai ishte edhe këshilltar i vyeshëm i presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Ndërkohë që të tjerët e mbajnë mend si themeluesin e lëndës së Filozofisë në gjimnazin e këtij qyteti, një shkollar të pashoq.
https://www.youtube.com/watch?v=O5PhDhp2FKI
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.