Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për 26 vjeçarin Florian Tabaku, i cili u shpall i zhdukur nga familja para tre ditësh.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonn e Gjakovës Vlera Krasniqi.
Ajo tha se në operacionin e kërkimit po merr pjesë edhe FSK-ja.
"Më datë 21 tetor 2025, në Stacionin Policor në Gjakovë është raportuar nga familjarët për një person të zhdukur. Personi i zhdukur është parë për herë të fundit në afërsi të pikës kufitare “Qafë Morinë”. Menjëherë pas raportimit, të gjitha njësitë relevante policore janë angazhuar në operacionet e kërkimit në atë territor, duke përfshirë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shoqatën për kërkim-shpëtim. Kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur janë duke vazhduar edhe sot", tha Krasniqi për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/misteri-i-te-riut-te-zhdukur-prane-kufirit-kosove-shqiperi-kerkimet-ende-aktive/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.