Këshillin për Mbrojtjen e t të Lirive e të Drejtave të Njeriut në Prishtinë , e vizituan Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor, z. Hilmi Mehmeti me bashkëpunëtorë për të biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit i cili deri me tani ka qenë i suksesshëm.
Drejtues të këtij këshilli i urun kryeshefit detyrën e re dhe prezantuan bashkëpunimin mjaft të mirë që kanë pasur deri mëtani me këtë Institucion.
Në këtë takim gjithashtu, KMDLNj prezentoi punën që bënë në monitorimin e stacioneve policore dhe qendrave të mbajtjes që hynë në competence të Inspektoratit në rast se identifikohen shkelje të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.
"KMDLNj është i informuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Inspektorati prandaj ka rekomanduar Ministrinë për Punë të Brendshme dhe ministrin Hyseni të bëjë zgjidhje në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë gjatë parashtrimit të ankesave"
" Në këtë kontekst KMDLNj edhe më parë në reagime publike por edhe në takime me zyrtarë kompetentë ka kërkuar të ndahet një lokacion i përshtatshëm për Inspektoratin Policor, i cili do të lehtësonte qasjen e qytetarëve për ankesë por edhe për punën e vet stafit. KMDLNj vlerësoi lartë punën e këtij institucioni dhe shprehu gatishmërinë që të njejtin bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen", thuhet në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.