Këshilli Grevist i BSPK-së është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave Hekuran Murati.
Diskutimi u zhvillua për situatën e krijuar tash e disa javë prej kur greva ka nisur, por nuk u arrit në ndonjë zgjidhje.
Pas daljes nga takimi, kreu i grevistëve, Rrahman Jasharaj, ka konfirmuar se pezullimi i punës vazhdon, meqë sipas tyre nga qeveria nuk kishte lëvizje pozitive.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka pasë një ofertë me tri pika për të cilat tha se i është thënë se do të diskutohen me anëtarësinë, andaj ai u shpreh i habitur se si vendimi për vazhdimin e grevës u tha menjëherë pasi përfundoi takimi.
https://www.youtube.com/watch?v=YVNWTTFVQbk&t=1s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.