Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 80 vjeç.
Ndërsa vetëm sot deri në mesditë janë vaksinuar 88 persona.
Kështu bëri të ditur për media koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.
“Fluksi i vaksinimit të grup moshave mbi 80 vjeç është duke vazhduar edhe sot. Deri në këto qaste që po flasim kemi 88 të vaksinuar, kurse në total numri ka shkuar mbi 830”, tha Bardhi.
Edhe në komunat tjera në Kosovë ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor dhe personave të moshuar. Kosova në muajin mars ka pranuar dozat e para të vaksinës anti-Covid, në një sasi prej 24 000 dozave nga AstraZeneca./EO
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.