Zjarri që kaploi një ndërtesë banesore në lagjen “Emshir” të Prishtinës në orët e mbrëmjes, po vazhdon.
Klankosova.tv ka siguruar pamje ku shihet se flakët nuk janë duke u ndaluar ende.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi që gjendet në vend të ngjarjes, ka njoftuar se flakët nuk po mund të kontrollohen.
Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, sikurse edhe forca të shumta policore.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky incident, derisa nuk dihen shkaqet. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.