Familjarët e pacientit E.M. nga Mitrovica i cili vdiq pas një operacioni dhjetë orësh nga çarja e aortës, trupin e kanë tërhequr pas dy orëve nga vdekja, si procedurë e rregullt kjo.
Derisa nuk ngritën dyshime apo kërkuan për t'i bërë 63-vjeçarit obduksion, ashtu sikurse që nuk u deklaruan për Klanin gjatë ditës ata thanë se këtë çështje e kanë lënë në dorë organeve të drejtësisë.
Megjithëkëtë, kjo edhe mund të bëhet edhe pas varrimit të tij, ngase Prokuroria e Shtetit tashmë ka filluar hetimet, lidhur me rastin që u prezantua nga mjeku Kushtrim Shala, si intervenim i suksesshëm dhe i realizuar për herë të parë me metodën "David", njofton Klan Kosova.
Edhe Inspektorati Shëndetësor ka nisur hetimet qysh nga dita e enjte sa i përket mjekëve të përfshirë në gjithë këtë rast. Ngjashëm edhe prokurori i Odës së Mjekëve lidhur për shkeljet e mundshme etike.
Kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu, tha se hetimet nga ana e tyre kanë nisur për rastin e vdekjes së pacientit dhe deklaratën publike të udhëheqësit të kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj.
OMK, deklaratën publike të Rifat Brahimaj për kardiokirurgun e rastit Kushtrim Shala se nuk ka përvojë në të tilla intervenimesh, e cilëson të papranueshme ngase kjo ka reflektuar negativisht në publik dhe është përhapur paniku.
Sejdiu po ashtu theksoi se edhe postimet nga vetë mjekët në profilet e tyre lidhur me punën që e bëjnë janë të ndaluara, ku për këtë edhe ShSKUK e ka një rregullore, derisa bën me dije se OMK ka tërhequr vërejtjen disa herë për këtë punë.
Veçse i pari i OMK-së shton se mjeku Shala edhe sipas ligjit dhe kodit etik e ka kryer detyrën e tij për pacientin në fjalë.
Kardiokirurgu Shala ka licencë pune si specialist i Kardiokirurgjisë, ku për Sejdiun nëse ka mungesë përvoje nga ekipi kujdestar siç po thuhet për rastin në fjalë, menaxhmenti i klinikës duhet të gjejë alternativa.
Ndërkaq, edhe Shala dhe eprori i tij Rifat Brahimaj të premten janë përballur që të dy bashkë në drejtorinë e ShSKUK-së, me Nazmi Kolegecin i cili po e zëvendëson Pranvera Zejnullahun dhe kryesuesen e bordit Aida Rexhepi.
https://www.youtube.com/watch?v=4ZHYEb2r8hk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.