Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin e 24-vjeçares nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë.
Për Klankosova.tv nga kjo ministri pohuan se trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
“Me datë 05.11.2025, në orën 18:40, në SPB Tetovë është raportuar se para një ndërtese në rr. "121" në Tetovë ishte vërejtur trupi i pajetë i një personi femër. Një mjek i Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se bëhet fjalë për një studente 24-vjeçare me iniciale S.D. nga Kosova”.
“Ndërsa, pas kryerjes së hetimit nga prokurori publik dhe grupi hetimor i SPB Tetovë, është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion”, ka thënë kjo ministri për Klankosova.tv.
Gjatë ditës sot gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Liridona Vejseli, ka pohuar se vajza kishte presion të vazhdueshëm fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.
https://klankosova.tv/detaje-te-reja-nga-vdekja-e-25-vjecares-nga-gjakova-pati-presion-fizik-dhe-psikik-nga-i-dashuri-i-saj-video/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.