Një rast i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Veternik, ku një person është gjetur i vdekur në dalje të autostradës për Fushë Kosovë, raporton Klankosova.tv
Në pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shihet se Policia dhe Autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa lokacioni është rrethuar me shirita.
Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi i ngjarjes tragjike.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar posa të ketë detaje të tjera.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.