Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.
Një grua është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe është iniciuar si "Vdekje e dyshimtë".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.