Një grua shtatzënë, e prekur nga COVID-19, ka vdekur sot në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima ishte 29 vjeçare dhe ishte nga Komuna e Prizrenit.
Ajo ishte e diagnostikuar me COVID-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive Covid.
Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.