Një 43-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.
Korrespondenti i Klan Kosovës, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë”, ka pohuar se viktima po drejtonte një biçikletë elektrike.
Sipas Salihut, dëshmitarët kanë deklaruar se viktima ishte munduar t’i ndalë shpejtësinë e mjetit dhe më pas ishte rrëzuar.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat e kanë dërguar viktimën në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas u konstatua vdekja e tij.
Salihu theksoi se hetimet për rastin në fjalë janë duke vazhduar. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=RAeb_OufxmU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.