Një 79-vjeçar në Tropojë ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një pemë e cila kishte rënë mbi të.
Rasti ka ndodhur në Bjeshkën e Pojanës, ku i ndjeri ishte duke prerë pemë.
Sipas Abc News, lidhur me këtë ngjarje tragjike është shpallur në kërkim një 39-vjeçar ndërkohë po punohet për dokumentimin e rrethanave.
Materialet procedurale do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.