Një 85-vjeçar ka vdekur të enjten si pasojë e goditjes nga një veturë më 22 dhjetor rreth orës 00:50 në rrugën "Shefki Kuleta" në Fushë-Kosovë.
Viktima Isuf Obrazhda ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, të enjten në mëngjes, rreth orës 06:00, është konfirmuar se i lënduari ka vdekur, njofton Klankosova.tv.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, derisa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet.
Ceremonia e varrimit të 85 vjeçarit do të bëhet nesër më 26 dhjetor, me fillim nga ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.