Paul Herman ka ndërruar jetë.
Aktori, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin "The Sopranos", vdiq të martën në ditëlindjen e tij të 76-të.
Vdekja e Paul u konfirmua nga Michael Imperioli, i cili u shfaq në “The Sopranos” me aktorin e ndjerë.
“Miku dhe kolegu ynë Paul Herman ka ndërruar jetë. Ai ishte i madh, një aktor i mrekullueshëm. Ai jetoi afër meje vitet e fundit dhe jam i lumtur që kaluam pak kohë së bashku përpara se ai të na linte. Do të më mungoj”, tha ai.
Së bashku me rolet e tij në The Sopranos, Paul gjithashtu u shfaq në Goodfellas, Once Upon a Time in America, Silver Linings Playbook, American Hustle dhe The Irishman.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.