Aktori amerikan Philip Baker Hall ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Hall njihet për rolet e tij prej karakteri qortues, të vrazhdë por karizmatik, nopran dhe i sertë.
Ndër këto role ishte edhe ai në njërën prej episodeve të hit-serisë "Seinfeld", ku e luante policin e një librarie. Njërën prej skenave, protagonisti i serisë, Jerry Seinfeld, e kishte quajtur si më qesharaken.
Krijuesi i kësaj serie, Larry David, e kujtoi me dashamirësi Hallin, duke thënë që ai kurrë nuk i kishte luajtur ato skena për të nxjerrë të qeshurat, e që e kishin sjellë të qeshurën si efekt edhe më të madh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.