Aktorja Kirstie Alley, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin komedi “Cheers” në vitet 1980 dhe 90, ka vdekur nga kanceri në moshën 71-vjeçare, sipas një deklarate të familjes.
“Me keqardhje ju njoftojmë se nëna jonë e dashur ka ndërruar jetë”, kanë shkruar fëmijët e saj, transmeton Klankosova.tv.
Aktorja e lindur në Kansas u shfaq gjithashtu në serinë e filmave “Look Ëho's Talking” dhe në serialin televiziv “Veronica's Closet”.
Deklarata e familjes nuk specifikoi se çfarë kanceri kishte ajo, por tha se ishte “zbuluar së fundmi”.
“Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi shumë, duke na lënë sigurimë e gëzimit të saj të pafund të të jetuarit dhe çfarëdo aventure që na pret”, vazhdoi ajo.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.