Ana Ofelia Murguía, aktorja meksikane, e cila i dha zërin stërgjyshes Mama Coco në animacionin fitues të çmimit Oscar të Disney Pixar “Coco”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Ajo kishte një rol kyç në filmin për një djalë meksikan që kalon në token e të vdekurve, duke zbuluar sekretet familjare ndërsa përpiqej të bëhej muzikant.
Filmi thekson Ditën e të Vdekurve dhe feston kulturën e Meksikës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Instituti i tij Kombëtar i Arteve të Bukura dhe Letërsisë tha se karriera e saj ishte "jetike për artet interpretuese të Meksikës".
Një nga momentet më të paharrueshme të Coco-s ishte skena ku mamaja Coco dhe stërnipi i saj Miguel këndojnë së bashku “Remember Me".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.