Andy Fletcher, një nga anëtarët themelues të grupit elektronik të rok Depeche Mode, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur të enjten nga anëtarët e tjerë të grupit të Andit.
“Jemi të tronditur dhe të mbushur me trishtim të jashtëzakonshëm me vdekjen e parakohshme të mikut tonë të dashur, anëtarit të familjes dhe shokut të grupit Andy ‘Fletch’ Fletcher”, thuhej në deklaratë.
“Fletch kishte një zemër të vërtetë prej ari dhe ishte gjithmonë aty kur kishe nevojë për mbështetje. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe ju kërkojmë që t'i mbani në mendimet tuaja dhe të respektoni privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë”.
Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar deri më tani.
Depeche Mode u formua në vitin 1980 dhe grupi u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2020. Grupi është më i njohur për këngët si "People Are People", "Enjoy the Silence" dhe "Heaven", transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.