Ado Campeol, ka vdekur dje në moshën 93-vjeçare.
Campeol konsiderohet si “babai i Tiramisu”.
Ai ishte pronari i Le Beccherie, një restorant në Trevizo, ku shërbehej ëmbëlsira e famshme, e shpikur nga gruaja e tij.
Tiramisu u fut në menu në vitin 1972, por asnjëherë nuk u patentua nga familja.
Që nga ajo kohë, ëmbëlsira është bërë e famshme në të gjithë botën.
Gjithmonë ka pasur debate mbi origjinën e tiramisusë, por gjerësisht është pranuar se receta fillestare është krijuar nga restorantin e Ado Campeol, shkruan mediat italiane përcjell Klankosova.tv.
Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, shkroi në Twitter:
“Qyteti ynë humbi një tjetër yll në historinë e tij të ushqimit dhe verës”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.