Aktori amerikan, Burt Young, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Ish-boksieri dhe aktori vdiq më 8 tetor në Los Angeles, dhe lajmin e ka konfirmuar Anne Morea Steingieser për The Neë York Times të mërkurën.
Young e kishte luajtur rolin e kunatit të Rocky Balboas, Paulie Penninos, në gjashtë filmat e parë të kësaj serie, dhe për këtë rol ishte nominuar për aktorin më të mirë në rol dytësor më 1976.
Ai po ashtu kishte luajtur në filmat, Chinatown, Once Upon A Time In America dhe Last Exit To Brooklyn.
https://www.youtube.com/watch?v=fxriLTLhyyY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.