Estelle Harris ka ndërruar jetë.
Aktorja vdiq të shtunën në Palm Desert, Kaliforni, në moshën 93 vjeçare për shkaqe natyrore.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, transmeton Klankosova.tv.
“Me keqardhjen dhe pikëllimin më të madh njoftojmë se Estelle Harris ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në orën 18:25”, tha djali i saj Glen Harris në një deklaratë përmes Deadline. “Mirësia, pasioni, ndjeshmëria, humori dhe dashuria e saj ishin praktikisht të pakrahasueshme dhe do t'i mungojë tmerrësisht të gjithë atyre që e njohën”.
Estelle ka lënë pas tre fëmijët e saj, Eric, Glen dhe Taryn - tre nipër dhe një stërnip.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.