Eva Schloss, e mbijetuar e kampit nazist të Aushvicit dhe vazja e njerkës së autores së famshme Anne Frank, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, njoftoi Anne Frank Trust UK.
Mbretit Charles III e vlerësoi Schloss si një zë të fuqishëm kundër urrejtjes dhe paragjykimit, duke theksuar kontributin e saj shumëvjeçar në edukimin për Holokaustin. Edhe Kongresi Hebraik Evropian shprehu pikëllim për humbjen e saj, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
E lindur në Vjenë në vitin 1929, Schloss u deportua në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbijetoi së bashku me nënën e saj. Pas luftës, ajo jetoi në Londër dhe ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj mbi krimet naziste.
Eva Schloss la pas tre vajza, nipër dhe mbesa.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.