Njeriu më i vjetër në botë - i vetmi anëtar i familjes së tij të ngushtë që i ka mbijetuar Holokaustit - ka vdekur në moshën 113-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Yisrael Kristal, i lindur në Poloni, vdiq sot pak ditë para se të mbushte 114 vjet.
Gruaja e tij është vrarë në Auschwitz ndërkaq ai mbijetoi duke kryer punën e skllevërve.
Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste në vitin 1939, Kristal dhe familja e tij u futën në geto të Lodzit.
Kristal u njoh edhe zyrtarisht si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.