Aktorja e mirënjohur Olivia Newton-John ka vdekur në moshën 73-vjeçare.
Ylli i kult filmit “Grease”, ku kishte qenë protagonist përkrah John Travoltës, për 30 vjet, ishte simbol i një lufte të lavdishme kundër sëmundjes së kancerit.
“Zonja Olivia Newton-John vdiq në paqe në rançin e saj në Kaliforni Jugore këtë mëngjes, e rrethuar me familjarë dhe miq”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga bashkëshorti i saj, John Easterling.
“Kërkojmë nga të gjithë që ta respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”.
Aktorja kishte njoftuar në shtator të vitit 2018 se po e luftonte kancerin në bazën e shpinës së saj, e që ishte hera e tretë që ajo përballej me këtë sëmundje.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.