Ka vdekur ikona e hendbollistit ferizajas, Sheqer Shllaku.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen dhe gjithë qytetarët, njofton Klan Kosova.
“Lajmi për vdekjen e ikonës së hendbollit ferizajas, punëtorit të palodhshëm sportiv, profesorit të dashur nga të gjithë, Sheqer Shllaku na pikëlloi të gjithëve”.
“Ferizaj humbi zërin e disiplinës dhe fitores në fushë, modelin e qytetarit dhe familjarin e dashur dhe të përkushtuar”.
“Gjurma që la Sheqer Shllaku në historinë e vjetër të qytetit të ri është e pashlyeshme në kujtimet e tifozëve, sportdashësve dhe qytetarëve ferizajas”.
“Ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit”!
“Ngushëllime qytetarëve dhe sportit ferizajas”!
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.