Ka vdekur në moshën 67-vjeçare ish-kampioni i botës i peshave të rënda në boks Leon Spinks.
Ai kishte arritur të merrte kurorën nga Muhamed Ali, në vitin 1978.
Spinks u shtrua në spital në muajin dhjetor i sëmurë me kancer.
Ai si amator fitoi medaljen e artë olimpike në pesha të rënda në 1976 në Montreal, para se të bëhej profesionist gjashtë muaj më vonë në moshën 23 vjeç.
Pas vetëm tetë luftimesh profesionale, shtatë fitore dhe një barazim, Spinks u përball më 15 shkurt 1978 në Las Vegas me të famshmin Muhammad Ali, i cili atëherë ishte 36 vjeç.
Dhe pas 15 raundesh, vetëm trembëdhjetë muaj pasi bëri debutimin e tij profesional, Spinks u shpall fitues me vendim të ndarë, momenti më i lavdishëm i karrierës së tij.
Shtatë muaj më vonë, Ali u hakmor duke e mundur me vendim unanim para 70,000 spektatorëve të mbledhur në Superdome në New Orleans.
https://www.youtube.com/watch?v=lzu7mwyFu2E&ab_channel=TheGruelingTruthSportsNetwork
Former world heavyweight champion Leon Spinks has died aged 67.
The American achieved a famous upset win over Muhammad Ali in 1978, in just his eighth professional fight.
Full story ⤵ #bbcboxing
— BBC Sport (@BBCSport) February 7, 2021
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.