Ish kampioni i MotoGP, Nicky Hayden, ka vdekur në moshën 35-vjeçare pesë ditë pasi u përfshi në një aksident gjatë çiklizmit.
Amerikani u përplas me një makinë Peugeot në bregun e Riminit në Itali të mëkurën më 17 maj, transmeton Klan Kosova.
Biçikleta e përdorur nga Hayden ra në kanalin në anë të rrugës, ndërsa vetë piloti u përplas me xhamin e përparmë të makinës, duke marrë plagë të rënda, të cilave pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk u mbijetoi dot.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.