Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shaqir Shaqiri pas ndarjes së tij nga jeta.
"Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Prof. Dr. Shaqir Shaqiri, ish president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Z. Shaqiri ishte president i KOK-ut në periudhën 1992-1996, duke i prirë Lëvizjes Olimpike në një kohë të vështirë për sportin e për vendin në përgjithësi".
"Me profilin e tij shumëdimensional ai kontribuoi jo vetëm për sportin por edhe në shumë fusha të tjera. Ishte pjesëmarrës i UÇK-së dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Shaqiri, Lëvizjes Olimpike në Kosovë dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin"thuhet në telegramin e saj, transmeton Klan Kosova.
Ai vdiq në moshën 73 vjeçare në Goteborg të Suedisë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.
Shaqiri ishte mësues, shkencëtar, atdhetar, intelektual dhe kontribues i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirisë së vendit tonë.
Ai ishte president i Komitetit Olimpik të Kosovës në periudhën 1993-1996, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.