Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur Jimmy Buffett. Ai vdiq në moshën 76-vjeçare
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga një postim në profilin e tij në Facebook.
“Jimmy ndërroi jetë i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij”, shkruan CCN, transmeton Klankosova.tv.
"Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t'i mungojë shumë njerëzve", vazhdoi deklarata.
Kantautori u shtrua në spital për pak kohë në maj pas një udhëtimi në Bahamas. “
Më duhej të ndaloja në Boston për një kontroll, por u ktheva në spital për të adresuar disa çështje që kërkonin vëmendje të menjëhershme”, u tha ai ndjekësve të tij në një postim në mediat sociale.
Përpara vdekjes së tij, Buffett po përgatitej të publikonte një album të ri, me këngë të shfaqura çdo javë në Radio Margaritaville.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.