Lajmet e fundit
Në njoftimin për vdekjen e tij, bërë nga familja e Jules, pilotit që pritej të ishte ndër më të mirët në të ardhmen e Formula 1, thuhej: “Jules luftoi shumë deri në fund, ashtu siç ai ka bërë gjithmonë, por sot beteja e tij përfundoi. Dhimbja që ndjejmë është e pafundme”.

Ai kishte debutuar në vitin 2013 me ekipin Marussia ndërsa një vit më vonë iu bashkua skuadrës Manor.
Familja e francezit i ka falënderuar të gjithë vozitësit, ekipet e Formulës 1 dhe adhuruesit për përkrahjen që i kishin dhënë djalit të tyre deri në fund.
https://www.youtube.com/watch?v=LKASeLiFqIg