Një i moshuar ka humbur jetën në rrugën Lushnjë-Fier, pasi një automjet e goditi atë derisa ishte duke e kaluar rrugën.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, viktima është 77-vjeçar, dhe ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.
Pas veprimeve procedurale, drejtuesi i motomjetit është arrestuar në flagrancë.
Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.