Kitaristi dhe kompozitori i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga grupi përmes rrjetit social Facebook.
“Të pikëlluar duhet t’iu tregojmë se kemi humbur vëllanë, mikun, anëtarin e familjes, kompozitorin dhe kitaristin, Gary Rossington. Ai tani është me vëllezërit e tij Skynyrd dhe familjen në parajsë dhe po luan bukur, si gjithmonë”, ka shkruar grupi.
Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i vdekjes së muzikantit. Ai i ishte nënshtruar një operacioni urgjent në zemër në korrik të vitit 2021, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.