21.06.2018 · përditësuar para 2927 dite1 min lexim
Gorilla Koko ka vdekur të martën në moshën 46 vjeçare në Woodside të Kalifornisë.
Lajmin e bëri të ditur Fondacioni Gorilla, i themeluar nga zoologia, Francine Patterson.
“Fondacioni do të vazhdojë ta nderojë trashëgiminë e Kokos, dhe të avancojë në misionin tonë me projektet që janë duke u zhvilluar përfshirë edhe përpjekjet e konservimit në Afrikë, shenjëtoren e majmunëve në Maui, dhe një aplikacion të gjuhës së shenjave me Kokon, për dobinë edhe të gorillave por edhe të fëmijëve”, thuhet në deklaratën e këtij fondacioni.
Koko raportohej se mund të komunikonte me njerëzit duke përdorur një mijë fjalë nga gjuha e shenjave dhe mund t’i kuptonte dy mijë fjalë të folura anglisht.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.