Legjenda e boksit Pernell Whitaker, vdiq tragjikisht të dielën, pasi u godit nga një makinë në Virxhinia. Ai ishte vetëm 55 vjeçar.
Policia iu përgjigj një telefonate në mbrëmje në zonën e Virginia Beach. TMZ raporton se viktima është identifikuar si Pernell.
Gjatë gjithë karrierës së tij - e cila u shtri nga viti 1984 deri në vitin 2001 - Pernell Whitaker fitoi tituj botëror në katër klasa të peshave të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitin 1984.
https://www.youtube.com/watch?v=0ZsO3PgRbDY
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.