Këngëtarja britanike e zhanrit folk, Norma Waterson, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Lajmi u dha nga e bija e saj, Eliza Carthy, e cila po ashtu është këngëtare folk dhe është pjesë e familjes së saj prej muzikantësh, bashkë edhe me të atin, Martin Carthy.
Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes, por në një aktivitet bamirësie, në të cilin Eliza kishte marrë pjesë së fundmi, kishte thënë se nëna e saj ishte shtruar në spital për t’u trajtuar nga pneumonia.
“Nuk kam se çfarë të them më shumë për një pikëllim kaq monumental, por nëna vdiq dje pasdite, më 30 janar, 2022,” Eliza ka shkruar në Facebook.
https://www.youtube.com/watch?v=Hjvu7oY_92g
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.