All Blacks nderojnë Jonah Lomun, që revolucionarizoi lojën në krah për t’u bërë ylli i padiskutueshëm i ragbit, i cili vdiq të mërkurën në Auckland në moshën 40 vjeçare.
Ish-doktori i skuadrës John Mayhew ka thënë se Lomu, që pati transplant mëlçie në vitin 2004 ka vdekur, por pa sqaruar shkaktarët, ndërsa miqtë dhe dashamirët janë shprehur të tronditur me vdekjen e tij.
“Jemi pa fjalë. Mendimet tona janë me familjen e Jonahs”, ka thënë drejtori ekzekutiv i skuadrës.
Lomu që ishte në pritje të një transplanti tjetër ka luajtur 63 ndeshje për Zelandën e Re.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.