Filantropisti miliarder, Aga Khan është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar organizata e tij bamirëse Aga Khan Development Network.
Princi Karim Aga Khan ishte imami i 49-të trashëgimtar i myslimanëve Ismaili, të cilët e ndjekin linjën e tij direkte nga Profeti Muhamed, transmeton klankosova.tv.
Ai "ka ndërruar jetë në mënyrë paqësore" në Lisbonë, Portugali, rrethuar nga familja e tij, thuhet në një deklaratë të organizatës së tij në mediat sociale.
I lindur në Zvicër, Aga Khan kishte shtetësi britanike dhe jetonte në një kastel në Francë.
Sipas bbc, Mbreti Charles thuhet se është thellësisht i trishtuar nga vdekja e filantropistit, i cili ishte mik i tij dhe i nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, dhe është në kontakt me familjen në mënyrë private.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.