Olivia Podmore, një ish-çikliste olimpike nga Zelanda e Re, ka vdekur në moshën 24 vjeçare.
Ajo garoi në Lojërat Olimpike në vitin 2016 në Rio de Janeiro.
Vdekja e saj u konfirmua në rrjetet sociale nga vëllai i saj Mitchell, transmeton Klankosova.tv.
Ai shkroi në Facebook: “Pusho në paqe motra ime e mrekullueshme. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.