Basisti i bendit Dance Gavin Dance, Tim Feerick, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka konfirmuar vetë bendi përmes një komunikate që e lëshuan në mbrëmjen e të enjtes.
"Ndihemi absolutisht të dërrmuar që ta ndajmë lajmin që miku ynë dhe basisti ynë, Tim Feerick, ka vdekur natën e kaluar", thuhet në njoftim.
"Kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë, dhe të familjes së Timit teksa po ballafaqohemi me këtë humbje zemërthyese dhe të pakohë.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërkaq në obituarin e tij në gazetën lokale, The Sacramento Bee, ai thuhet të ketë qenë 34-vjeçar.
https://www.youtube.com/watch?v=GvHDaSw8k74
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.