Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Louis Gossett Jr, i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar për aktorin dytësor për rolin e tij në filmin "An Officer And A Gentleman".
“Me keqardhje të thellë konfirmojmë se babai ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga familja.
"Ne dëshirojmë t'i falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e tyre në këtë kohë. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë", thuhet tutje në kumtesë.
Nipi i Gossettit tha për Associated Press se aktori ishte në Santa Monica të Kalifornisë në atë kohë.
Nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes.
Gossett u bë kandidati i tretë me ngjyrë për Oscar në kategorinë e aktorit dytësor në vitin 1983.
[caption id="attachment_2275668" align="alignnone" width="611"]

Aktori u bë kandidati i tretë me ngjyrë për Oscar në kategorinë e aktorit dytësor. Foto: AP[/caption]
Ai fitoi për performancën e tij si instruktori frikësues i stërvitjes së Marinës në
An Officer And A Gentleman përballë Richard Gere dhe Debra Winger më 1982.
[caption id="attachment_2275663" align="alignnone" width="627"]

Gere dhe Gossett në An Officer And A Gentlemen. Foto: Everett/Shutterstock[/caption]
Ai gjithashtu fitoi çmimin Golden Globe për të njëjtin rol.
I lindur më 27 maj 1936 në Brooklyn, Nju Jork, Gossett më vonë shtoi Junior në emrin e tij për të nderuar babanë e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.