Ka vdekur në moshën 92-vjeçare, Lata Mangeshkar, një nga këngëtaret më të nderuara të Indisë.
Ajo ishte shtruar në një spital në qytetin Mumbai në janar, pasi rezultoi pozitive për COVID-19.
Mjeku që e trajtoi tha se ajo vdiq nga dëmtimi shumë organeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mangeshkar pati një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, duke kënduar më shumë se 30 mijë këngë në 36 gjuhë.
Por, ishte puna e saj në Bollyëood, industria e filmit Hindi të Indisë, që e bëri atë një ikonë kombëtare.
Qeveria indiane ka shpallur dy ditë zie, gjatë së cilës flamuri kombëtar do të ishte në gjysmështizë në të gjithë vendin.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.