Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë.
Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas, derisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.