Momçilo Krajishnik, një ish zyrtar i lartë serb i Bosnjës, i cili u dënua për krime lufte nga një gjykatë e OKB-së, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, pasi ishte i infektuar me koronavirus.
Spitali në qytetin verior boshnjak të Banja Luka tha se Krajishnik vdiq të martën herët “nga pasojat e infeksionit me koronavirus”.
Krajisnik u shtrua në spital më 29 gusht, ndërsa u diagnostikua edhe me pneumoni, për shkak të virusit, shkruan AP, transmeton Klan Kosova
Krajisnik shërbeu si kryetar i asamblesë parlamentare të Republika Srpska nga 1991 në 1996 dhe ishte për pak kohë anëtar i presidencës; ai gjithashtu udhëhoqi ekipin negociator të serbëve të Bosnjës në bisedimet e paqes në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në 1995.
Ai u dënua me 20 vjet burg nga gjykata e OKB-së për krime lufte në Hagë, Holandë, për përndjekjen dhe dëbimin me forcë të joserbëve gjatë luftës 1992-95.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.