Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I. (1976), nga komuna e Gjilanit.
Sipas MSH-së, pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me Covid-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë, njofton Klan Kosova.
“I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera. Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej Covid-19”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.