Një 47-vjeçar ka vdekur në Shkodër, si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.
Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen “Guerile”, 47-vjeçari ishte gjetur pa shenja jeta në oborrin e banesës së tij, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve të Euronews.al, viktima dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.