Një rast i rëndë është shënuar në Gjakovë gjatë ditës së martë.
Një pacient i cili ishte në kujdesin intensiv në Spitalin e qytetit, ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi rastin.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte në kujdesin intensiv në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.