Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka njoftuar sot e ka vdekur Bislim Kuteli, punëtor i arsimit në Shkollën Fillore “Ulina” në fshatin Kosavë.
Kuteli vetëm dy ditë më herët ishte konfirmuar si i infektuar me virusin COVID-19, njofton Klan Kosova
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Dragashit, Shaban Shabani.
“Është e vërtetë që para dy dite është testuar nga IKSHPK dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus”.
“Ky është rasti i katërt i vdekje që nga fillimi i pandemisë teksa momentalisht kemi katër raste aktive, 28 që nga fillimi i pandemisë si dhe janë shëruara 20 persona”.
Shabani mes tjerash bëri thirrje që qytetarët të respektojn masat e rekomanduara nga MSh dhe IKSHPK.
“Numri i vdekjeve është shqetësues për ne dhe apeloj tek qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.