Një person ka vdekur në QKUK, ku ishte duke marrë tretman mjekësor.
Viktima nga jugu i Mitrovicës, vdiq rreth orës 05:00, transmeton Klankosova.tv.
Sipas familjarëve, viktima kishte pësuar lëndime trupore.
"Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar", thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.